Ranglista e FIFA-s: Sa pikë mund t’i fitojë ose t’i humbë Kosova nga ndeshja me Anglinë

  • 10 September 2019 - 15:54
Ranglista e FIFA-s: Sa pikë mund t’i fitojë ose t’i humbë Kosova nga ndeshja me Anglinë

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “St. Mary’s” në Southampton të Anglisë.

Kjo ndeshje, e pesta për Kosovën në kuadër të Grupit A, do të ketë mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Kosovës në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA.

Për momentin, Anglia radhitet e katërta në ranglistën e FIFA-s, me 1652 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 120-ta, me 1149 pikë të grumbulluara deri më tani.

Nëse Kosova fiton në këtë ndeshje, ajo do t’i fitojë 21.83 pikë, pasi që Anglia është e radhitur shumë më mirë në renditjen e FIFA-s, gjithsej 116 vende më lartë me 503 pikë më shumë.

Në rastin e barazimit, Kosova i fiton 9.33 pikë, ndërsa në rast disfate i humb 3.16 pikë.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës

R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale

R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale

R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale

R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të.

(Kosova Sot Onliline)