Plagosi një person në pikë të ditës, policia arreston të dyshuarin nga Peja

  • 10 September 2019 - 17:17
Plagosi një person në pikë të ditës, policia arreston të dyshuarin nga Peja

Sot në Pejë është plagosur një person ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka thënë për medien  se i dyshuari ishte emër i njohur, ndërkaq pas disa orësh policia ka arritur ta arrestojë atë

Përmes një komunikate policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin Azem Uka të njohur si “Azem Sakica”.

“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Bëhet e ditur se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

(Kosova Sot Online )