Sot krejt Kosova i ka sytë kah ky djalosh

  • 10 September 2019 - 17:41
Sot krejt Kosova i ka sytë kah ky djalosh

Sonte prej orës 20:45 Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të vështirë të kampanjës kualifikuese për Euro 2020. “Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Anglisë, e cila e kryeson grupin me 9 pikë, një më shumë sesa Kosova, që po befason, duke e lënë prapa vetes kandidaten për vendin e dytë në grup, Çekinë, e po ashtu edhe Malin e Zi e Bullgarinë.

Mirëpo, Anglia vlerësohet edhe si një kandidate për ta fituar Evropianin, e lëre më grupin kualifikues me Kosovën, Çekinë, Malin e Zi e Bullgarinë.

Anglezët shihen favoritë të mëdhenjtë në përballjen e sotme me Kosovën shkaku i futbollistëve kualitativ që ka, shkaku i një sulmi të frikshëm, me të cilin do të ketë sfidë serioze mbrojtja e Kosovës.

Amir Rrahmani është një qendërmbrojtës i rëndësishëm i Kosovës, prej të cilit tifozët presin t’i bëjë ballë sulmit të “Tre Luanëve”.

Rrahmani është ndër futbollistët kryesorë te Kosova dhe është produkt i dalë nga futbolli vendor.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet Rrahmani si pjesë e Kosovës së Prishtinës në hapat e parë të karrierës së tij, kurse sonte mbrojtësi i Veronës italiane do të jetë në qendër të vëmendjes karshi sulmit anglez. 

(Kosova Sot Online)