Milot Rashica rikthehet në stërvitje

  • 10 September 2019 - 18:21
Milot Rashica rikthehet në stërvitje

Milot Rashica është rikthyer në stërvitje gati tri javë pas nj lëndimi në kofshe, i cili ia pamundësoi atij paraqitjen për Kosovën në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 të muajit shtator.

Anësori nga Vushtrria u lëndua në një ndeshje të Werder Bremen ndaj Fortuna Dusseldorfit në Bundesligë muajin e kaluar.

22-vjeçari e tërhoqi muskulin në kofshë të këmbës, i cili e la jashtë fushës për më shumë se tri javë.

Ai mungoi në fitoren e Kosovës 2:1 kundër Republikës së Çekisë të shtunën në Prishtinë dhe do të mungojë edhe sot kundër Anglisë.

Rashica ishte i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri dhe i përkrahu bashkëlojtarët e vet nga tribunat për të arritur një fitore të madhe në përpjekje për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2020 në tentimin e parë.

Megjithatë ai i ka nisur stërvitjet sot për t’u rikthyer në fushën e blertë. Rashica ka stërvitur i vetëm dhe në ditët në vazdhim pritet të stërvitë me bashkëlojarët e klubti gjerman.

(Kosova Sot Online)