Anglia favorite e madhe ndaj Kosovës, sipas bastoreve

  • 10 September 2019 - 19:10
Anglia favorite e madhe ndaj Kosovës, sipas bastoreve

Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar bindshëm Anglinë kundër Kosovës në përballjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet sonte në Southampton.

Anglia është nikoqire e Kosovës në stadiumin St Mary’s në Southampton, në duelin mes dy skuadrave të pamposhtura në Grupin A që nis në orën 20:45.

“Tre luanët” janë lider të grupit me 9 pikë nga tri ndeshje dhe ndiqen nga Kombëtarja dardane që ka një pikë më pak por pas katër ndeshjeve.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Anglinë si favorit absolut pasi i ka vënë kuotën 1.08 për të fituar, derisa fitores së Kosovës i vë kuotën jashtëzakonisht të lartë, 29.

Barazimi vlerësohet me kuotën 15.

Kosova synon ta ruajë ecurinë prej 15 ndeshjeve pa humbje, ndërsa Anglia kërkon fitoren e 33-të kualifikuese që prej vitit 2009 dhe ta ruajë rekordin e të pamposhturës në fushatat kualifikuese për Euro dhe Kampionat Botëror që prej asaj kohe. 


(Kosova Sot Online)