Kosova u mposht, por e tmerroi Anglinë e madhe

  • 10 September 2019 - 19:29
Kosova u mposht, por e tmerroi Anglinë e madhe

(E plotësuar) - Kosova ka humbur përballjen më të vështirë të Grupit A kualifikues për “Euro 2020”, duke u mposhtur nga Anglia 5 me 3.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët për “Dardanët”, por në të dytën ekipi kosovar i dha leksion kombëtares që renditet në vendin e katërt të botës.

Valon Berisha befasoi anglezët në Southampton duke i dhënë Kosovës epërsinë në minutën e parë, por kjo vetëm ngjalli vendasit që me Raheem Sterlingun në superformë arriti të mbyllë pjesën e parë me rezultat 5 me 1. Sterling barazoi gjithçka në minutën e tetë, ndërsa 10 minuta më pas asistoi për Harry Kanen. Vojvoda realizoi autogol në minutën e 38-të, para se Jadon Sancho me dy gola, të dyja asiste nga Sterling, të mbyllte serinë e golave për anglezët në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutat 49 dhe 55, Kosova arriti të realizojë dy gola përmes Valon Berishës dhe Vedat Muriqit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 5 me 3.

Arijanet Muriqi në minutën e 65-të arriti të presë penaltinë e Harry Kanet për të mohuar edhe golin e gjashtë të superfuqisë botërore.

Çekia, rivalja e drejtpërdrejtë e Kosovës në rrugën për Evropian, ka mposhtur Malin e Zi, dhe tani “Dardanët” bien në pozitën e tretë të Grupit A. Anglia prin me 12 pikë, çekët janë të dytët me nëntë, ndërsa Kosova ka tetë pikë si e treta. Mali i Zi dhe Bullgaria mbyllin grupin me nga dy pikë.

Me këtë humbje, u prish seria prej 15 ndeshjeve pa humbje e ekipit të Bernard Challandesit.

*********************

Caktohen pesë minuta shtesë.

Lojë më e qetë pas dy golave brenda gjashtë minutave nga Kosova. Anglia, megjithatë, vazhdon të ketë epërsi prej 5:3.

Arijanet Muriqi ka pritur për mrekulli penaltinë e Harry Kanet në minutën e 64-të, për të mbajtur rezultatin 5 me 3.

Kosova ka shënuar sërish gol, këtë herë nga penalltia. 

Golin e tretë e ka shënuar Vedat Muriqi nga penaltia në minutën e 54-të.

Rezultati aktual 5 me 3.

Kosova ka shënuar golin e dytë me Valon Berishën.

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen mes Anglisë e Kosovës.

Leart Paqarada është inkuadruar te Kosova duke zëvendësuar Florent Muslijën.

Përfundon pjesa e parë

Anglia po avancon me 5:1.  Anglia ka shënuar krejt në fund të pjesës së parë përmes Jadon Sancho.

Ai u asistua sërish nga Raheem Sterlingu, për të cilin ishte asisti i tretë në ndeshje.

Rezultati pas pjesës së parë, 5 me 1.

Jadon Sancho ka shënuar edhe golin e katërt për Anglinë, në fund të pjesës së parë për të trefishuar epërsinë e anglezëve, 4 me 1.

Ai realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Raheem Sterling.

Anglia e ka dyfishuar epërsinë falë autogilit të Vojvodës.

30 minuta lojë, vazhdon presioni i anglezëve. Tifozë e Kosovës vazhdojnë ta mbeshtesin Kombëtaren e tyre, brohoritjet e tyre janë shumë të zëshme.

Anglia ka kaluar në epërsi me golin nga Harry Keane, i cili ka shënuar në minutën e 19-të për të kaluar “Tre Luanët" në epërsi, 2 me 1.

Menjëherë, Kosova ka pasur rast fenomenal, por Vedat Muriqi nuk arriti të shtynte topin që e mori nga Valon Murati drejt portës së anglezëve.

Muslija kombinon mirë me Vojvodën i cili e kroson një top të mirë në zonë, por Muriqi nuk qe në gjendje të godasë. Kosova po zhvillon një lojë fantastike përballë Anglisë.

Anglia ka barazuar rezultatin me Raheem Sterling i cili shënon me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Anglia menjëherë ka marrë iniciativën në fushë, pas golit të shënuar nga Kosova.

Kosova ka shënuar gol që në minutën e parë të ndeshjes. Kosova në epërsi me golin e Valon Berishës.

Ka filluar ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës...

– Anglia është lidere e Grupit A kualifikues me pikë maksimale nga tri ndeshje

– Kosova renditet e dyta me 8 pikë dhe është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit

– Kjo është përballja e parë mes këtyre dy ekipeve kombëtare

Anglia favorite e madhe, sipas bastoreve

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Anglinë si favorit absolut pasi i ka vënë kuotën 1.08 për të fituar, derisa fitores së Kosovës i vë kuotën jashtëzakonisht të lartë, 29.

Barazimi vlerësohet me kuotën 15.

Muslija titullar në vend të Zhegrovës, Anglia me tri ndryshime, formacionet zyrtare

Kosova do të kërkojë ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje, por për ta bërë këtë i duhet ta tejkalojë pengesën më të madhe në histori të saj, lideren e Grupit A kualifikues për Euro 2020, Anglinë

Anglia është nikoqire e Kosovës në stadiumin St Mary’s në Southampton, në duelin mes dy skuadrave të pamposhtura në Grupin A që nis në orën 20:45.

“Tre luanët” janë lider të grupit me 9 pikë nga tri ndeshje dhe ndiqen nga Kombëtarja dardane që ka një pikë më pak por pas katër ndeshjeve.

Kosova synon ta ruajë ecurinë prej 15 ndeshjeve pa humbje, ndërsa Anglia kërkon fitoren e 33-të kualifikuese që prej vitit 2009 dhe ta ruajë rekordin e të pamposhturës në fushatat kualifikuese për Euro dhe Kampionat Botëror që prej asaj kohe.

Edhe në këtë takim, Kombëtarja dardane nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Trajneri Bernard Challandes ka bërë ndryshime në formacionin me të cilin luajti kundër Republikës së Çekisë, duke e futur nga fillimi Florent Muslijan dhe Valon Berishën para Rashanit.

Edhe Anglia ka bërë ndryshime, pasi Sancho do të luajë para Marcus Rashford.

Formacionet zyrtare:

Image

(Kosova Sot Online)