Mesazhi i tifozit kosovar që u bë viral në Angli

  • 10 September 2019 - 22:47
Mesazhi i tifozit kosovar që u bë viral në Angli

Kosova sonte është mposhtur 5-3 si mysafire në Angli, në një ndeshje mjaft interesante ku nuk munguan golat, drama dhe paraqitja e mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Por, përveç ndeshjes, anglezëve u ka lënë përshtypje edhe një mesazh i një tifozi kosovar.

Në shumë faqe në Twitter, është shpërndarë foto me mesazhin ku shkruan:

“Falë jush, ne sot luajmë kundër jush. Përgjithmonë mirënjohës për ju, Anglia jonë e dashur”, shkruan në mesazh. 

(Kosova Sot Online)