Duka: Djemtë kishin nevojë për këtë dashuri dhe sot na e shpërblyen

  • 10 shtator 2019 - 23:12
Duka: Djemtë kishin nevojë për këtë dashuri dhe sot na e shpërblyen

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me anë të një shkrimi në Facebook ka uruar lojtarët e kombëtares për një ndeshje shumë të bukur ndaj Islandës.

“Unë isha i bindur se të gjithë, pavarësisht nga momentet e vështira, ‘do kthjelloheshin’ dhe do vazhdonin të jepnin dashuri për këtë KOMBËTARE në ditë të mira dhe të këqija”, ka shkruar Duka.

“Djemtë kishin venojë për këtë dashuri dhe sot na e shpërblyen… Futboli nuk ka të bëjë vetëm me këmbët, por sidomos kur luan me Kombëtaren mbi të gjitha ka të bëjë me zemrën”

Duka më herët kishte goditur disa “VIP-a” që sipas tij vinin rreth kombëtares vetëm në ditë të mira, dhe madje akuzoi të njejtit se ata po shkojnë të shohin lojërat e Kosovës vetëm që të “ndanin tortën e suksesit”. Por gjatë ditës sot shumë fytyra të njohura vizituan kampin shqiptar të lojtarëve duke u dhënë përkrahje.

Shqipëria nuk zhgënjeu dhe fitoi 4-2 ndaj Islandës duke mbajtur gjallë shpresën për kualifikim.

(Kosova Sot Online)