Kosova ia bënë Anglisë atë që ia kishte bërë edhe Kroacia

  • 10 September 2019 - 23:42
Kosova ia bënë Anglisë atë që ia kishte bërë edhe Kroacia

Me fitoren prej 5:3, Anglia ia ka ndërprerë serinë Kosovës prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Mirëpo, edhe Kosova i ka shkaktuar dëme ekipit të “Tre Luanëve”. Me dy gola të Valon Berishës dhe një të Vedat Muriqit, Kosova e ka demoluar mbrojtjen angleze, e cila qe 12 vjet nuk i ka pësuar tri gola në një ndeshje.

Një gjë të tillë ia shkaktoi Kosova me tregolëshin e realizuar.

Para Kosovës një gjë të tillë Anglisë ia kishte shkaktuar një tjetër shtet i dalë nga ish-Jugosllavia, Kroacia, e cila në vitin 2007 e kishte mposhtur Anglinë me rezultat 2:3.

(Kosova Sot Online)