Angli – Kosovë, ky ishte lojtari i ndeshjes

  • 10 September 2019 - 23:58
Angli – Kosovë, ky ishte lojtari i ndeshjes

Valon Berisha ishte lojtari i ndeshjes, në duelin ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Futbollisti kosovar bëri paraqitje fantastike, ndërsa shënoi edhe dy gola ndaj “Tre Luanëve”

Valon Berisha është rikthyer furishëm tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë ndaj Republikës Çeke fundjavën që shkoi, duke asistuar nga korneri për golin e fitores të shënuar nga Mërgim Vojvoda.

E futbollisti i Lazios e shfaqi klasin e tij edhe në ndeshjen e sontme ndaj Anglisë, ku shënoi dy gola dhe bëri lojë të shkëlqyeshme gjatë tërë ndeshjes.

Image

Me këtë rast, gjiganti mediatik britanik BBC e ka zgjedhur futbollistin e lindur dhe rritur në Norvegji si futbollistin më të mirë të ndeshjes, duke e vlerësuar atë me notën 7.54. 

Image

(Kosova Sot Online)