Beckham e do Messin në klubin e tij

  • 11 September 2019 - 12:19
Beckham e do Messin në klubin e tij

Ish-futbollisti anglez synon ta transferojë Lionel Messin në klubin e tij amerikan, Inter Miami

Lionel Messi është ende në kulmin e karrierës, por pas pak vitesh ai do të shkojë drejt pensionimit nga futbolli.

Mirëpo, para se kjo të ndodhë, David Beckham synon ta transferojë yllin argjentinas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-futbollisti i njohur anglez po planifikon ta bind pesë herë fituesin e Topit të Artë t’i bashkohet ekipit Inter Miami.

Image

Në fakt, Beckham është pronar i këtij klubi, i cili nga viti 2020 do të garojë në elitën e futbollit amerikan – MLS.

Dhe, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit e Milanit po mendon të sjell në ekip lojtarë të mëdhenj.

Beckham planifikon t’ia bëjë një ofertë të majme Messit, për ta bindur që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë tek klubi nga Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

(Kosova Sot Online)