Postimet më interesante dhe qesharake të shqiptarëve gjatë lojës dramatike me Anglinë

  • 11 September 2019 - 14:13
Postimet më interesante dhe qesharake të shqiptarëve gjatë lojës dramatike me Anglinë

Reagimet më interesante nga shqiptarët për lojën me Anglinë.

Ndeshja dramatike e Kosovës me Anglinë në Southampton ka marrë padyshim vëmendjen më të madhe të fansave të futbollit gjatë mbrëmjes së 10 shtatorit, kur kanë luajtur edhe shumë ekipe tjera të mëdha dhe kanë deklasuar kundërshtarët e tyre me shumë gola.

Por, ishte loja Angli – Kosovë ajo që u komentua më së shumti në rrjetet sociale, duke bërë kështu që hashtagu i ndeshjes e po ashtu edhe emri i Kosovës të jenë në top 5 trendet e mbrëmshme në Twitter.

Komentet nga më të shumtat dhe më të mirat kanë ardhur edhe nga vetë anglezët,duke komplimentuar lojën dhe tifozët e Kosovës në pothuajse secilin postim.

Por, reagimet e shqiptarëve para, gjatë lojës dhe pas lojës kanë qenë ndër më interesantet.

Fillimisht parashikimet për rezultatin pushtuan rrjetin, duke u pyetur e komentuar se cili ekip do ta pësojë humbjen e parë pas një kohe të gjatë.
 

Image

Pas çdo goli të shënuar, e që në total u shënuan tetë nga të dy ekipet, statuset mbulonin rrjetet sociale.

Padyshim që goli në sekondat e para i Valon Berishës filloi ‘paradën’ e këtyre komenteve, duke reaguar në mënyrat më të ‘çmendura’ të mundshme.

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image


 

Image

(Kosova Sot Online)