Shtyhet data e kthimit të Messit nga lëndimi

  • 11 September 2019 - 14:29
Shtyhet data e kthimit të Messit nga lëndimi

Goal raporton se është pothuajse e sigurt se Lionel Messi do të mungojë në takimin e së shtunës në La Liga, mes Barcelonës dhe Valencias, pasi që ai është duke e vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi.

Argjentinasi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për klubin e tij në këtë sezon të ri, pasi që pësoi lëndim vetëm pak kohë para ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit në kuadër të turneut parasezonal.

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se ylli i tij do të ishte në dispozicion pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të cilat u zhvilluan gjatë ditëve të fundit, dhe e pranoi se shpreson se Messi do të luajë kundër Valencias.

Disfata me rezultat 1:0 kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të La Ligës u ndoq nga një fitore 5:2 kundër Real Betisit dhe barazim 2:2 kundër Osasunës.

Megjithatë, Messi vazhdoi të punojë ndaras skuadrës për rikuperimin e vet, duke munguan në seancat stërvitore të së martës dhe mërkurës me skuadrën e Barcelonës. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Valencias është në dyshim.

Lëndimi i sulmuesit ka qenë duke u monitoruar nga stafi mjekësor i klubit, mirëpo ende nuk specifikuar asnjë datë e kthimit të tij të mundshëm. Përderisa kapiteni i Barcelonës dëshiron të kthehet kundër Valencias, stafi mjekësor s’është i gatshëm ta rrezikojë atë.

Ai gjithashtu mund ta humbë edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, kundër Dortmundit, më 17 shtator. 
 

(Kosova sot Online)