Man Utd mund ta lë De Gean të largohet

  • 11 September 2019 - 14:48
Man Utd mund ta lë De Gean të largohet

Portieri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe “Djajtë e Kuq” mund të vendosin ta shesin atë

E ardhmja e David De Geas duket të jetë larg Manchester Unitedit.

Portieri spanjoll nuk ka pranuar ende ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”, prandaj palët mund të ndahen qysh në janar.

Në fakt, De Gea ka kontratë vetëm edhe një vit me Unitedin dhe mund të largohet pa para verën e ardhshme.

Sidoqoftë, gjiganti anglez do ta shqyrtojë mundësinë ta shesë atë gjatë dimrit, për të fituar sadopak para.

Kishte spekulime të shumta kohëve të fundit se spanjolli do të largohet nga “Old Trafford”, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Ish-portieri i Atletico Madridit ka bërë gabime të rënda në 12 muajt e fundit, përfshirë këtu edhe në humbjen në shtëpi 1:2 nga Crystal Palace. 

(Kosova Sot Olnline)