Franca e eliminon SHBA-në nga Kupa e Botës, ia shkakton disfatën e parë pas 58 fitoreve

  • 11 September 2019 - 15:28
Franca e eliminon SHBA-në nga Kupa e Botës, ia shkakton disfatën e parë pas 58 fitoreve

Franca e mposhti Amerikën me rezultat 89:79 në çerekfinale të Kupës së Botës të FIBA, në Dongguan të Kinës.

Kjo disfatë i jep fund ecurisë prej 58 ndeshjeve pa humbje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gara ndërkombëtare, të cilën e arritën përmes cilësisë së lojtarëve të NBA.

Humbja e fundit e SHBA-së kishte qenë kundër Greqisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të FIBA-s, në vitin 2006.

Tani, Franca do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e parë, të premten.

SHBA-s ishte duke humbur 45:39 pas dy çerekëve të parë, përderisa Evan Fournier dhe Rudy Gobert e drejtoi Francës me nga 13 pikë secili. Kjo ishte hera e parë që SHBA-ja ishte duke humbur në këtë turne.

Donovan Mitchel i shënoi 14 nga 29 pikët e tij në këtë ndeshje në çerekun e tretë, për t’ia dhënë amerikanëve epërsi në fund të periodës, 66:63.

Franca vazhdoi duke i shënuar 11 pikë radhazi, përderisa SHBA-ja nuk e shënoi asnjë në një periudhë të çerekut të katërt të ndeshjes.

Fournier shënoi më së shumti pikë për Francën, 22, ndërsa Gobert e ndoqi nga pak me 21. SHBA-ja tashmë është kualifikuar për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)