Këtij tifozi iu ndalua hyrja në stadium për ndeshjen Angli – Kosovë, shkaku i një fanelle

  • 11 September 2019 - 18:18
Këtij tifozi iu ndalua hyrja në stadium për ndeshjen Angli – Kosovë, shkaku i një fanelle

Një tifozi të futbollit i ishte ndaluar hyrja në stadium për ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës, për shkak se e kishte të veshur fanellën e Portsmouth.

John Westwood kishte udhëtuar drejt Southamptonit nga Portsmouth, për ta parë ndeshjen mes Kombëtares së tij Anglisë dhe Kosovës në stadiumin St Mary’s, e vlefshme për kualifikime në Euro 2020.

Megjithatë, atij i ishte ndaluar hyra në stadium nga sigurimi, për shkak se po i përkrahte ngjyrat e ekipit të vet të zemrës, Portsmouth.

Westwood, i njohur për tifozët e futbollit për mënyrën e çuditshme sesi vishet, për ndeshjet e Kombëtares së tij vishet më pak çuditshëm.

Image

Në rastin e të martës mbrëma, ai e kishte veshur një kapele të Anglisë, një xhaketë të gjatë të lëkurës me emblemën e klubit të Porsmouth, si dhe fanellën e tretë ngjyre vjollcë të skuadrës së zemrës.

Edhe ai kishte shprehur gatishmërinë për t’i veshur rrobat mbrapsht në mënyrë që t’i fshihte shenjat e klubit të Portsmouth, sigurimi nuk e kishte lejuar të futej në stadium.

Ai pohoi se e ka përcjell Anglinë për 40 vjet dhe kurrë nuk i ishte ndalur hyrja në stadium për shkak të rrobave me shenja të Portsmouth deri më sot.

Southampton, i cili ka qenë në krye të operacionit të sigurisë për këtë ndeshje, ka thënë se atij i ishte ndaluar hyrja për çështje sigurie.

(Kosova Sot Online)