Valencia e shkarkon trajnerin

  • 11 September 2019 - 18:20
Valencia e shkarkon trajnerin

Të fitosh Copa del Rey ndaj Barcelonës nuk mjafton. Marcelino García Toral është shkarkuar nga Valencia për postin e tij si trajner kryesor i ekipit.

Në startin e këtij sezoni në La Liga Valencia ka arritur të marrë vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para, duke provuar shijen e humbjes, barazimit dhe fitores.

Pavarësisht se është ende shumë herët, presidenti i klubit vendosi të shkarkojë trajnerin dhe menjëherë në vend të tij u vendos Albert Celades, i cili ka qenë në drejtimin e Spanjës U-21, së fundi.

Në karrierën e tij si trajner 43-vjeçari e ka nisur me ekipet e moshave të Spanjës, deri sa u ngjit tek 21-vjeçarët.

Karriera e tij si futbollist ka qenë e niveleve të larta, pasi për 4 vite ka qenë pjesë e Barcelonës, ku fitoi 2 kampionate, 2 Kupa të Spanjës dhe një Superkupë UEFA. Ndërkohë tek Real Madrid luajti për tre sezone ku fitoi dy kampionate dhe një Champions League si mesfushor.

(Kosova Sot Online)