Dybala pritet të kalojë në janar te PSG-ja

  • 11 September 2019 - 19:27
Dybala pritet të kalojë në janar te PSG-ja

Paulo Dybala po e mendon largimin nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit, pasi sezoni i ri për të ka filluar nga banka rezervë.

Sipas ESPN-it, Paris Saint-Germian po mendon që të bëjë një ofertë për mesfushorin e Zonjës së Vjetër që nuk është i lumtur në Allianz Stadium.

La Joya deri më tani në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 14 minuta për kampionin e Serie A-së, duke hapur shumë dyshime për largim në janar.

Dybala lidhej me një kalim në Ligën Premier në këtë afat kalimtar veror, me Tottenham Hotspurin dhe Manchester Unitedin që dështuan t’i merrnin shërbimet e tij.

Lojtari argjentinas thuhet se ka pranuar një ofertë të majme nga kampioni i Ligue 1 dhe se marrëveshja është shumë afër të arrihet.

(Kosova Sot Online)