Wolfsburg e mund 10:0 Mitrovicën, ia shuan shpresat për kalim në rundin tjetër të garës

  • 11 September 2019 - 20:19
Wolfsburg e mund 10:0 Mitrovicën, ia shuan shpresat për kalim në rundin tjetër të garës

Wolfsburg e ka mposhtur bindshëm 9:0 Mitrovicën në ndeshjen e parë mes tyre në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve të Grave, duke ua shuar shpresat vashave kosovare për vazhdimin e ëndrrës dhe rekordit historik në këtë garë.

Pas triumfit me 10 gola epërsi në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, vashat e gjigantit gjerman do të futen me komoditet të madh në ndeshjen e kthimit pas dy javëve në Wolfsburg.

Harder me tri gola, Claudia Neto dhe Maritz me nga dy dhe Rauch, Huth dhe Minde me nga një, i siguruan Wolfsburgut një fitore të madhe në Prishtinë.

Mitrovica ka shkruar historinë në futbollin e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Prej sezonit 2012/23, Wolfsburg ka qenë katër herë në finale të Ligës së Kampionëve, në dy prej të cilave fitoi medaljen e artë e në dy atë të argjendtë.

Mitrovica debutoi në Champions sezonin e kaluar dhe për dallim nga sezoni debutues, këtë herë kjo skuadër ka qenë shumë më mbresëlënëse pasi që i fitoi të tria ndeshjet në rundin kualifikues

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave, në stadiumin “AOK”, do të zhvillohet pas dy javësh, më 25 shtator.

(Kosova Sot Online)