Agjenti i Lautaros: Do të ishte e mrekullueshme ta shohim duke luajtur me Messin te Barcelona

  • 12 September 2019 - 09:07
Agjenti i Lautaros: Do të ishte e mrekullueshme ta shohim duke luajtur me Messin te Barcelona

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk po ndalet së shënuari me Argjentinën dhe agjenti i tij ka thënë se do të ishte e mrekullueshme të shohim atë duke luajtur me Lionel Messin te Barcelona.

‘El Toro’ shënoi një het-trik kundër Meksikës dhe kjo do të thotë se ai tani ka 12 gola në 14 paraqitje me kombëtaren argjentinase. “Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur me Leo Messin te Barcelona”, ka thënë fillimisht agjenti Beto Yaque për TyC Sports. 

“Është mirë të shohësh teksa ai luan ashtu, aq i qetë dhe i lumtur. Ai ka kontroll të jashtëzakonshëm në prekjen e tij të parë dhe kjo e bën shumë të vështirë për mbrojtësit ta kapin atë”.

Martinez dhe Interi do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi janë në të njëjtin grup. 

“Lautaro është shumë i përulur. Kur shkova ta takoja në Bahia Blanca, nuk ishte e lehtë ta merrja me vete, pasi ai ishte shumë i afërt me familjen e tij dhe ndihesha i lodhur. Për fat të mirë, prindërit e tij kishin besim tek unë”.

“Para se të shkoja në Inter, iu thashë që ai nuk do të luftojë për t’u vendosur, sepse e di se çfarëdo që Lautaro fut në kokë, ai e arrin”, përfundoi agjenti i sulmuesit argjentinas.

(Kosova Sot Online )