Barcelona po e mbron Messin

  • 12 September 2019 - 10:29
Barcelona po e mbron Messin

Barcelona e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të rrezikojë me gjendjen fizike të Lionel Messit.

Kapiteni i gjigantit katalonas nuk stërviti me bashkëlojtarë të mërkurën në mëngjes dhe kjo ka ngritur dyshime nëse argjentinasi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Valencias në La Liga.

Barcelona nuk dëshiron ta ngutë Messin në procesin e riaftësimit nga lëndimi në pulpën e këmbës dhe do të presë me durim që ai të jetë 100 për qind i gatshëm.

Klubi katalonas është i vetëdijshëm se ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon në mungesë të Messit, por ka kohë të mjaftueshme për të luftuar për vendin e parë në La Liga.

Triumfi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Barçës, gjithsesi.

Meqë do të përballet me Dortmundin në Ligën e Kampionëve të martën e ardhshme, Barça është e gatshme ta pushojë Messin kundër Valencias në fundjavë.

(Kosova Sot Online)