Maradona e do transferimin e Tevezit

  • 12 September 2019 - 12:25
Maradona e do transferimin e Tevezit

Pas emërimit të Diego Armando Maradonës në stol, Gimnasia La Plata synon edhe Carlos Tevez.

Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, në brëndësi të klubit të Gimnasias po presin me interes të madh sesi do të përfundojë gjysmëfinalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors për t’u hedhur në sulm për Tevez.

Nëse Boca do të eliminohet atëherë drejtuesit e Gimanasias do të bëjnë tentativën finale për të transferuar Apashin në skuadrën e tyre.

Tevez ka kontratë deri në dhjetor me klubin nga Bombonera, por pavarsisht se është 35 vjeç Maradona beson shumë tek ish-sulmuesi i Juventusit, pasi kanë punuar sëbashku edhe në kombëtaren argjentinase.

(Kosova Sot Online )