Çmenduri: Nadal-Federer në Bernabeu, Perez jashtë binarëve

  • 12 September 2019 - 12:58
Çmenduri: Nadal-Federer në Bernabeu, Perez jashtë binarëve

Nuk është një dëshirë momentale, apo fiksim, por një çmenduri që presidenti Florentino Perez synon ta realizojë. Numri një i klubit të Real Madridit dëshiron që të zhvillojë një ndeshje tenisi ndërmjet Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në “Santiago Bernabeu”. 

Dy më të mirët e historisë duke luajtur në një stadium të stërmbushur që do të thyente rekordet e shikueshmërisë dhe do të regjistrohej në GUINESS. Numri një i klubit të “Los Blancos” ka folur në lidhje me këtë mendim dhe tregon se e ka planifikuar realisht diçka të tillë. 

“Ne e kemi provuar shumë herë që të thyejmë rekordin Guinness për shikueshmërinë në tenis duke organizuar një ndeshje ndërmjet Nadalit dhe Federerit në Bernabeu, por njëherë njëri prej tyre ka qenë i dëmtuar, njëherë janë shmangur nga ndeshja. Ata duket se do të luajnë për gjatë, prandaj ka ende kohë”, – tha Perez.

(Kosova Sot Online)