Napoli e siguron Liverpoolin se zhveshtorja e tyre në Sao Paolo do të jetë e gatshme

  • 12 September 2019 - 13:44
Napoli e siguron Liverpoolin se zhveshtorja e tyre në Sao Paolo do të jetë e gatshme

Napoli e ka siguruar Liverpoolin se dhoma e zhveshjeve e skuadrës mysafire në Sao Paolo nuk do të preket para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes këtyre dy klubeve javën e ardhshme.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, bëri bujë me deklaratat e tij tejet kritikuese për gjendjen në zhveshtoret e Sao Paolos.

Pas më pak se një jave, Napoli e mirëpret kampionin e Evropës Liverpoolin në këtë stadium, për ndeshjen e parë në grup sezonin e ri të kësaj gare. 

The Telegraph raporton se gjiganti italian e ka siguruar Liverpoolin se zhveshtorja e skuadrës mysafire do të mbetet e paprekur, siç ishte sezonin e kaluar.

Atë sezon, kampioni i Evropës humbi 1:0 pas një goli të vonshëm të Lorenzo Insigne.

(Kosova Sot Online)