“Godet” furishëm KB Peja, rikthen Hajrizin, merr disa lojtarë të huaj dhe angazhon trajnerin Sarin

  • 12 September 2019 - 15:00
“Godet” furishëm KB Peja, rikthen Hajrizin, merr disa lojtarë të huaj dhe angazhon trajnerin Sarin

Klubi i basketbollit Peja do të rikthehet furishëm në elitën e basketbollit kosovar. Verdhezinjtë kanë bërë përforcime të mëdha këtë verë, duke e rikthyer Drilon Hajrizin dhe duke e angazhuar trajnerin Jeronimo Sarin. Gjithashtu, pejanët i kanë marrë disa lojtarë të huaj

Klubi i basketbollit Peja është riorganizuar me të madhe pasi iu mundësua nga Federata e Basketbollit të Kosovës të garojë përsëri në Superligë.

Në fakt, Verdhezinjtë i kanë sjellë disa përforcime, prej tyre edhe basketbollistin e njohur kosovar, Drilon Hajrizi.

Ndër të tjera, pejanët, të cilët i munguan elitës së basketbollit kosovar sezonin e kaluar, kanë arritur marrëveshje edhe me trajnerin kroat, Jeronimo Sarin për sezonin 2019/20.

Ky trajner ka përvojë si trajner që nga viti 2006, ndërsa përpos ekipeve kroate, ka stërvitur edhe ekipet si Prishtina, Bashkimi dhe Vllaznia e Shkodrës.

Gjithashtu, Peja i ka angazhuar edhe basketbollistët tjerë: Henrik Sirko Zabok nga Kroacia, Kouasi Jacquez Willy Pornic nga Franca, Malcolm Armstead Aftershocks nga Amerika, Jamichael Morgan Seattle nga Amerika, dhe lojtarët vendorë, kryesisht nga KB Penza, Beq Kovaqi, Ergin Grosha, Albin Berisha, Ermal Bojku, Valtrim Kastrati, Dorian Deqani, Fisnik Kraki, Aldin Qallaku, Mirza Muriq.

Me përforcimet e bëra, KB Peja pa dyshim se do ta synojë “Play-Offin” dhe një sezon të suksesshëm në përgjithësi.

Ky klub ishte përjashtuar nga Superliga për shkak të borxheve të pashlyera.

(Kosova Sot Online)