Aubameyangun e tërheq Reali

  • 12 September 2019 - 15:13
Aubameyangun e tërheq Reali

Sulmuesi nga Gaboni thotë se do ta pëlqente një transferim tek gjiganti spanjoll

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e fsheh dëshirën e tij për t’iu bashkuar në të ardhmen Real Madridit.

Përfaqësuesi gabonez thotë se e ka pyetur futbollistin e Realit tek Arsenali, Dani Ceballos për jetën në Spanjë, respektivisht në Madrid.

Prandaj, sulmuesi i Arsenalit e pranon se e tërheq një transferim në La Liga.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ishte bërë objektiv i “Los Blancos” viteve të fundit.

Ai dëshiron të largohet nga “Gunners” për një klub ku do të mund të fitonte trofe.

(Kosova Sot Online)