Man Utd beson ende tek De Gea

  • 12 September 2019 - 15:19
Man Utd beson ende tek De Gea

Portieri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin anglez, por “Djajtë e Kuq” besojnë ende se ish-portieri i Atletico Madridit do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për një kohë

Manchester United beson ende se David de Gea do të qëndrojë gjatë në “Old Trafford”.

Klubi anglez është duke e shikuar mundësinë se si ta bindë portierin spanjoll që ta vazhdojë kontratën me klubin.

Përfaqësuesi spanjoll ka hezituar të nënshkruajë kontratë të re me “Djajtë e Kuq” dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra se ai do të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.

De Gea ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2020, por marrëveshje të re nuk ka ende.

Për këtë, spekulohet se ish-portieri i Atletico Madridit mund të transferohet në Real Madrid ose Paris Saint-Germain verën e ardhshme.

Sidoqoftë, nëse nuk e vazhdon kontratën, Manchester United do ta shikonte mundësinë ta shesë atë gjatë janarit, pasi në qershor mund ta humbasë atë pa para.

(Kosova Sot Online)