Messi e konfirmon mungesën kundër Valencias, nuk e di nëse do t’ia dalë edhe për Dortmundin

  • 12 September 2019 - 16:25
Messi e konfirmon mungesën kundër Valencias, nuk e di nëse do t’ia dalë edhe për Dortmundin

Messi do të mungojë të shtunën mbrëma kundër Valencias. Ai është në dyshim edhe për ndeshjen në Champions League, kundër Borussia Dortmund të martën mbrëma.

Lionel Messin e ka tradhtuar lëndimi. 10-shi i Barcelonës u lëndua në ditën e parë pas pushimeve vjetore në fillim të gushtit, dhe që nga atëherë, edhe pse u mendua se është lëndim i lehtë – ai vazhdon të jetë jashtë fushave.

Në një intervistë për ‘Sport’, Leo e konfirmoi se nuk ka pritur që ky lëndim  ta mbajë kaq gjatë jashtë.

“Më kanë thënë se lëndimi në sóleo (pulpën e këmbës) është i komplikuar dhe i pabesë”, u shpreh Messi.

“Lëndimi ishte i thjeshtë, por kur mendova se isha mirë, më hapi telashe pak më shumë”.

“Kundër Valencias nuk do të arrijë. Kundër Dortmund dhe Granada do të shohim”, shtoi Messi për ‘Sport’.

Pa Leo Messin, pas tri xhirove në La Liga, Barcelona ka grumbulluar katër pikë – një fitore, një humbje dhe një barazim.


(Kosova Sot Online)