FC Prishtina përuron qendrën moderne sportive

  • 12 September 2019 - 16:26
FC Prishtina përuron qendrën moderne sportive

Bardhekaltrit do ta prezantojnë nesër kompleksin gjigant dhe modern, i cili do t’i fillojë punimet. Prishtinasit kanë ftuar personalitete të shquara në përurimin e këtij projekti të madh

FC Prishtina do ta bëjë nesër përurimin e fillimit të punimeve në qendrën sportive të këtij klubi në Bërnicë, shkuan Gazeta Express.

Bardhekaltrit e kishin marrë dritën jeshile nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, për ndërtimin e një qendre moderne sportive në fshatin Bërnicë, në afërsi të Prishtinës.

Andaj, pas ndarjes së parcelës dhe kompletimit të dokumentacionit, prishtinasit do ta nisin këtë të premte ndërtimin e qendrës sportive, në të cilën do të zhvendosen pas pak vitesh, pasi të përfundojë projekti.

Kjo qendër gjendet në rrugën nga Bardhoshi, afër qendrës së panairit.

Pjesëmarrës në përurimin e kësaj qendre sportive do të Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ministri i sportit, Kujtim Gashi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmedi, ambasadori i Gjermanisë, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

(Kosova Sot Online)