Ceballos: Nuk kam parë kurrë skuadër si Liverpooli

  • 12 September 2019 - 19:28
Ceballos: Nuk kam parë kurrë skuadër si Liverpooli

Dani Ceballos ka folur për aventurën e re tek Arsenal këtë sezon, duke treguar që është ndjerë shumë mirë që në debutim.

Mesfushori që ende është lojtar i Real Madridit është i lumtur me ndryshimin që ka bërë, duke u huazuar te Arsenali.

“Ishte një befasi për mua, pasi ishte ndeshja e parë dhe më trajtuan sikur kisha 10 vite aty”. 

“Jam shumë mirë këtu, qyteti më pëlqen, po ashtu edhe Liga Premier”.

“Liverpool? Nuk kisha parë ndonjëherë një lojë të tillë. Nuk kam parë asnjë ekip të luajë më mirë, që bën presing aq mirë”.

“Ata nuk të lënë as të marrësh ajër. Harxhon aq shumë energji për tu mbrojtur dhe kur e ke topin në zotërim, ata e fitojnë menjëherë”.

“Është një kampionat me standard të lartë dhe më duhet të adaptohem”, ka thënë Ceballos.

(Kosova Sot Online)