Visar Bekaj mbetet te Prishtina

  • 12 shtator 2019 - 19:40
Visar Bekaj mbetet te Prishtina

“Gardiani” Visar Bekaj është një ndër futbollistët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Portieri i cili, aktivohet për skuadrën e Prishtinës tash e një kohë e ka bindur edhe përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes , i cili e fton në secilën ndeshje.

Në afatin kalimtar të janarit, është pritur që 22-vjeçari të transferohet në një klub të njohur në Evropë, mirëpo një gjë e tillë është shtyrë për muajin dhjetor.

Zëri mëson se Bekaj do ta vazhdojë karrierën te Prishtina deri në afatin kalimtar të dimrit e ku më pas pritet që të lëvizë nga Kosova.

Momentalisht, trajneri Bylbyl Sokoli do të mund të llogarisë në tre portierë cilësor.

Krahas Bekajt, në dispozicion të tij do të jenë edhe England Haxho dhe Alban Muçiqi.

(Kosova Sot Online)