Champions League, kthehen Mbappe edhe Cavani

  • 12 September 2019 - 20:06
Champions League, kthehen Mbappe edhe Cavani

Mbappe dhe Cavani janë gjithnjë e më afër rikthimit në fushë.

Sulmuesit e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, janë duke luftuar me kohën për të qenë gati për ndeshjen kundër Real Madridit në Champions League.

PSG-ja ka bërë të ditur se Cavani është stërvitur lehtësisht gjatë gjithë javës, ashtu si Mbappe që ka zbritur në fushë këtë të enjte dhe raportohet se javën tjetër do t’i kthehen stërvitjeve të plota.
 

Ndeshja mes PSG-së e Realit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 dhe Mbappe e Cavani janë duke punuar shumë që të paktën ta nisin atë nga stoli.

Thilo Kehrer dhe Julian Draxler vazhdojnë të mos jenë gati. 

(Kosova Sot Online)