Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

  • 12 September 2019 - 20:09
Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Kanë përfunduar ndeshjet e muajit shtator për kualifikimet e kampionatit evropian Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy takime, ku ka marrë një fitore 2-1 dhe një humbje 5-3 nga Anglia.

Njëri nga lojtarët më në formë të Kosovës në këto dy takime ka qenë Valon Berisha, që ishte asistues ndaj Çekisë dhe shënoi dy gola përballë Anglisë. 

‘One Football’, ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve kualifikuese, ku në të bënë pjesë edhe Valon Berisha.

Në këtë formacion janë edhe yje të mëdha të futbollit evropian si Cristiano Ronaldo, Frenkie De Jong, Jadon Sancho apo Kevin de Bruyne.

Arritje e madhe kjo për Berishën i cili iu rikthye fushave pas një periudhe të gjatë që qëndroi i lënduar.

Image

(Kosova Sot Online)