Çekia i frikësohet ‘pushtimit’ nga Dardanët – merr vendimin e çuditshëm

  • 12 September 2019 - 21:08
Çekia i frikësohet ‘pushtimit’ nga Dardanët – merr vendimin e çuditshëm

Federata çeke ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshjen ta luajë në stadiumin e Viktoria Plzen

Çekia i frikësohet ‘pushtimit’ nga Dardanët – ndeshja me Kosovën nuk luhet në Pragë.

Federata çeke e futbollit duket se i është frikësuar ‘pushtimit’ nga Dardanët, para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur që ta mposht kombëtaren çeke në ndeshjen e parë të luajtur mes tyre, ndeshje që u luajt në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Por, Dardanët duhet të udhëtojnë për ndeshjen e dytë me Çekinë, në ndeshjen që planifikohej të luhej në Pragë. 

Federata çeke ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshjen ta luajë në stadiumin e Viktoria Plzen.

Ky stadium ka kapacitet për 11,700 tifozë dhe quhet ‘Doosan Arena’.

Kurse, në stadiumin e Pragës, i cili mban emrin ‘Generali Arena’, kapaciteti i ulëseve është 18,944. Sigurisht, në këtë stadium, Dardanët do të kishin më shumë bileta në dispozicion, por federata mendoi diçka më ndryshe.

Ndeshja mes Çekisë e Kosovës do të luhet më 14 nëntor.

(Kosova Sot Online)