Munishi, para sfidës me Trepçën ‘89: “Do të jetë spektakël…”

  • 12 September 2019 - 21:34
Munishi, para sfidës me Trepçën ‘89: “Do të jetë spektakël…”

Ballkani do të jetë nesër nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

Të dyja klubet nuk njohin humbje deri më tani, derisa numërojnë nga një fitore dhe dy barazime.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka premtuar spaktakël për sfidën e nesërme.

“Nesër do të luajnë dy skudra që luajnë mirë futboll. Do të ketë spektakël futbolli në Suharekë. Le të fitoj më i miri e që shpresoj të jemi ne. Jemi shumë të motivuar dhe vazhdojmë me moton, ta veshim me krenari fanellën e FC Ballkanit dhe ta perfaqesojmë me dinjitet Suharekën“, ka thënë Munishi.


(Kosova Sot Online)