Neymar vë në vështirësi Ter Stegenin

  • 12 September 2019 - 22:14
Neymar vë në vështirësi Ter Stegenin

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e Lionel Messit dhe për skuadrën e tij, që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin.

Pas tri ndeshjeve në La Liga, Barça regjistron një fitore, një barazim dhe një humbje.

“Shpresoj që Messi të qëndrojë për shumë vite të tjerë me ne. Siç ka thënë Pique, ai ka fituar të drejtën për të vendosur në liri të plotë të ardhmen e tij, por ndihet shumë mirë me ne dhe jam i sigurt se do të qëndrojë për shumë kohë. Është një element kyç për skuadrën dhe lojtarët e fortë na pëlqejnë të gjithëve”, ka thënë Ter Stegen për Mundo Deportivo.

Portieri ka folur edhe për kthimin e mundshëm të Neymarit te katalanasit.

“Tani nuk mund të ndryshohet asgjë, sepse koha e negociatave ka mbaruar, por unë jam i kënaqur me ekipin që kemi. Nëse do të më kishte pëlqyer ta kishim në skuadër? Nuk është e lehtë t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje”.

(Kosova Sot Online)