Van der Sar: De Gea s’është i pazëvendësueshëm në Man United

  • 13 September 2019 - 09:00
Van der Sar: De Gea s’është i pazëvendësueshëm në Man United

Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, beson se David De Gea nuk është i pazëvendësueshëm në skuadrën e “Djajve të kuq”, nëse spanjolli nuk pranon ta nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Portieri spanjoll është në vitin e fundit të kontratës së tij në Old Trafford. Klubi anglez ia ka ofruar atij një kontratë prej 290 mijë funtesh në javë, mirëpo De Gea nuk e ka nënshkruar ende atë.

Dhe Van der Sari, i cili i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford, është tifoz i madh i De Geas, por ai insiston se ka shumë alternativa për klubin nëse spanjolli vendos të largohet nga klubi. Njëri ndër opsionet është edhe lojtari i akademisë, Dean Henderson, i cili për momentin është i huazuar në Sheffield United.

“Edhe portierë të tjerë mund ta plotësojnë këtë hapësirë. Ka shumë portierë të Premierligës që luajnë klub dhe ata mund ta marrin hapin e radhës. Unë isha 34-vjeçar kur shkova në United, kështu që ka shumë ospione”, u shpreh holandezi.

“Vendimi duhet të merret në një pikë të caktuar. Është nevojitur një kohë e gjatë për këtë gjë, kështu që gjithçka duhet të zgjidhet me një “po” ose “jo”, por unë nuk jam drejtor i Manchester Unitedit”.

Forma e De Gea gjatës kohës së fundit e ka pësuar n jë rënie, pasi që ai bëri disa gabime të pazakonta në fund të sezonit të kaluar, përderisa u fajësua edhe për golin e fitores të Crystal Palace muajin e kaluar.

Por, Van Der Sar insiston se se të gjithë futbollistët më të mirë në botë kalojnë nëpër një periudhë të tillë dhe ai pret që De Gea ta kthejë formën e tij më të mirë sërish.

“Kjo më kishte ndodhur mua, Ryan Giggsit, u ndodh të gjithëve. Forma jote ndryshon. Ai ka qenë në nivelin më të lartë për një kohë kaq të gjatë, kështu që tani vërehet kur nuk është në formë të mirë. Por, ai do të jetë në rregull sepse është portier i mrekullueshëm”, shtoi Van der Sar.

Van der Sar u largua nga skuadra e Manchester Unitedit në vitin 2011 dhe, pasi e mori diplomën master për sporte dhe menaxhim të firmave, tani është drejtor ekzekutiv i Ajaxit. 

(Kosova Sot Online)