Allegri i tregon dy cilësitë që e dallojnë Ronaldon nga të tjerët

  • 13 September 2019 - 09:47
Allegri i tregon dy cilësitë që e dallojnë Ronaldon nga të tjerët

Massimiliano Allegri e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për mendësinë e tij, duke thënë se mentaliteti dhe profesionalizmi janë dy cilësitë që e bëjmë dallimin mes portugezit dhe futbollistëve të tjerë.

Cristiano Ronaldo po shkon gjithnjë e më afër fundit të karrierës, mirëpo 34-vjeçari nuk po shfaq shenja ngadalësimi as pas transferimin në Juventus nga Real Madrid gjatë verës së vitit të kaluar.

Allegri ishte në pozitën e trajnerit të Juventusit kur klubi italian e solli Ronaldon në skuadër sezonin e kaluar. Pesë-herë fituesi i Topit të Artë i ndihmoi gjigantit italian ta fitojë titullin e tetë radhazi të Serisë A me 21 golat e tij në ligën italiane.

Kur u pyet për Ronaldon – i cili i shënoi katër gola në fitoren me rezultat 5:1 të Portugalisë kundër Lituanisë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian – Allegri e lavdëroi portugezin.

“Fuqia e tij është te mendësia. Ai është 34-vjeçar, i ka fituar shumë kampionate, tituj evropianë dhe Topa të Artë, por ai vazhdon t’ia japë vetes atë stimulin e rëndësishëm për ta bërë dallimin” tha Allegri.

“Teknika është fondamentale në mënyrë që të qëndrosh në nivelin më të lartë për një kohë të gjatë, mirëpo dallimi bëhet përmes kokës dhe profesionalizmit. A do të preferoje ta trajnoja Ronaldon apo një talent të ri? Ronaldon, pa asnjë dyshim”.

Allegri punoi me Ronaldon sezonin e kaluar, para se trajneri italian dhe Juventusi t’i ndanin rrugët. Tani, pozitën e trajnerit të Juventusit e mban Maurizio Sarri, i cili synim kryesore e ka triumfin në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )