Mata: Njerëzit kënaqen kur Man Unitedi s’fiton

  • 13 September 2019 - 11:16
Mata: Njerëzit kënaqen kur Man Unitedi s’fiton

Juan Mata u ka kërkuar të gjithë personave të lidhur me Manchester Unitedin që të rrinë të bashkuar në kërkim të qëllimit të përbashkët, duke e kuptuar se njerëzit e tjerë kanë qejf ta shikojnë klubin duke dështuar.

“Djajtë e kuq” janë mësuar me ndjenjën e të qenit cak i sulmeve nga rivalët e tyre, pasi që sukseset e tyre në të kaluarën i bënin xhelozë kundërshtarët e tyre.

Megjithatë, që prej sukseseve të fundit, Manchester Unitedi ka rënë nga majat e futbollit anglez dhe evropian gjatë sezoneve të fundit, mirëpo mendimi për Manchester Unitedin jashtë Old Traffordit nuk ka ndryshuar shumë.

Mata e pranon se shumë neutralëve u pëlqen ta shohin Manchester Unitedin në vështirësi, mirëpo spanjolli dëshiron që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer dhe tifozët e saj ta shohin këtë si motivim.

Kur u pyet nga revista United Review për një mesazh për tifozët e klubit, fituesi i Kupës së Botës tha: “Mesazhi im është se jemi gjithmonë mirënjohës për gjithçka që na japin ata neve”.

“Unë e kuptoj zemërimin e tyre kur nuk i marrim rezultatet që ata i meritojnë, kështu që ndihem keq për këtë gjë. Por, ajo që mund të bëjmë ne është ta japim më të mirët tonë. Tifozët e kuptojnë këtë gjë”.

“Nëse ne dëshirojmë t’i arrijmë synimet tona, ne duhet të qëndrojmë së bashku – trajnerët, lojtarët dhe tifozët – sepse ka shumë njerëz në botën e jashtme që u pëlqen kur Manchester Unitedi s’fiton. Çelësi është të qëndrojmë bashkë”. 

(Kosova Sot Online)