Trajneri i parë i Hazardit: Ai gjithmonë e krahasonte veten me Zidane

  • 13 September 2019 - 11:56
Trajneri i parë i Hazardit: Ai gjithmonë e krahasonte veten me Zidane

Eden Hazardi ka qenë gjithmonë i fiksuar me Real Madridin. Pascal Delmoitiez e thekson se sa shumë ai e ka dashur gjithmonë klubin madrilen, e veçanërisht trajnerin aktual, Zinedine Zidanin.

Nga zgjedhja e Real Madridit në videolojëra te fanellat që i mbante veshur, Zinedine Zidane ka qenë gjithmonë idhulli i Eden Hazardit. Ai kurrë nuk e fshehu adhurimin e tij për francezin.

Së fundi, dëshira e tij për të bashkëpunuar me francezin u kthye në realitet, kur Hazardi e siguroi transferimin në Real Madrid, ku pozitën e trajnerit e mban pikërisht Zidane.

“Të gjithë flisnin ose për Manchester Unitedin, ose për Barcelonën në atë kohë. Por, ai gjithmonë e ka adhuruar Real Madridin”, thotë Pascal Delmotiez, trajneri i klubit të parë të Hazardit, Stade Brainois.

“Real Madridi ishte me të vërtetë klubi i tij. Ai gjithmonë e krahasonte veten me Zidanin, ia kopjonte atij lëvizjet e famshme dhe e përmendte vazhdimisht. Zidane ishte gjithmonë referenca e tij”.

Hazardi ende s’e ka bërë debutimin e tij në La Liga për shkak të një lëndimi që e ka mbajtur jashtë skuadrës së Real Madridit, mirëpo këtë ëndërr ai pritet të realizojë së shpejti. 

(Kosova Sot Online)