Tierney i Arsenalit e turpëron Mustafin në stërvitje

  • 13 September 2019 - 13:20
Tierney i Arsenalit e turpëron Mustafin në stërvitje

Kieran Tierney e turpëroi Shkodran Mustafin duke ia futur atij topin nën këmbë qysh në seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën e Arsenalit.

Mbrojtësi anësor skocez u rikuperua plotësisht nga lëndimi i tij dhe të enjten iu bashkua skuadrës së Arsenalit në stërvitjen e tij të parë stërvitore. Ai e prezantoi veten para bashkëlojtarëve duke e shkatërruar Shkodran Mustafin gjatë një ushtrimi.

Kjo gjë bëri që lojtarët e tjerë të Arsenalit të fillonin të qeshnin, përkundër tentimeve të Mustafit për ta arsyetuar veten.

Tierney ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Arsenalin, pasi e kompletoi transferimin e tij nga Celticu për 25 milionë funte këtë verë. Ai është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit, përderisa verës edhe ishte bërë operacion për shkak të një problemi tjetër.

Ai ishte njëri ndër gjashtë transferimet e Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe trajneri i klubit, Unai Emery, ka thënë se dëshiron që lojtarët e rinj të skuadrës të përshtaten më shpejt me ligën dhe ekipin.

“Së pari, ne duhet ta përmirësojmë përshtatjen e lojtarëve të ndryshëm që kanë ardhur në skuadër në momentet e fundit. Gjithashtu, ne duhet të përmirësohemi edhe në mënyrën tonë”, tha Emery.

Tierney pritet të debutojë për Arsenalit para fundit të këtij muaji. Ai mund ta veshë fanellën e Arsenalit për herë të parë ose në ndeshjen kundër Aston Villës, ose në atë kundër Manchester Unitedit.

Ndërkohë, “Topçinjtë” i kanë fituar dy nga katër ndeshje hapëse të sezonit të ri të Premierligës. Ata radhiten në pozitën e pestë në tabelën e ligës dhe të dielën do ta luajnë kundër Watfordit. 

(Kosova Sot Online)