Zidane: Viniciusi është e ardhmja e Real Madridit

  • 13 September 2019 - 13:26
Zidane: Viniciusi është e ardhmja e Real Madridit

Trajneri Zinedine Zidane u kthye në dhomën e konferencave për shtyp të premten, para një agjende të ngarkuar me ndeshje. Ai diskutoi për Viniciusin, Luka Modricin dhe ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Pasi lojtarët e Real Madridit u kthyen nga ekipet e tyre kombëtare, edhe trajneri Zinedine Zidane është bërë gati për ndeshjet e ardhshme, ku bëjnë pjesë edhe përballjet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare: “Kundërshtarët i kishin 15 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen, por kështu janë gjërat. Neve na janë kthyer të gjithë lojtarët. Mendoj se janë tre lojtarë që e kanë bërë vetëm një stërvitje, por ne jemi gati dhe jemi përgatitur”.

Lëndimi i Modricit dhe angazhimi i tij me Kroacinë: “Luka i zhvilloi dy ndeshje brenda tri ditëve, por unë shpresoj se ai do të kthehet nga lëndimi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai nuk mund të luajë nesër dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë”.

Vinicius: “Ai llogarit në besimin e trajnerit të tij, që jam unë. Viniciusi është e ardhmja e Real Madridi, por gjithçka është si proces dhe duhet kohë. Por, nganjëherë lojtarët mund të mos luajnë. Mos thoni se nuk po llogaris në të, unë kam shumë besim te Viniciusi, ai është në planet e mia”.

Real Madridi do të përballet nesër me Levanten, në kuadër të La Ligës, ndërsa të mërkurën do ta nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Paris Saint-Germainin në Parc des Princes.

(Kosova Sot Online)