Spanja e mposht Australinë në mënyrë dramatike dhe shkon në finale të Kupës së Botës

  • 13 September 2019 - 14:25
Spanja e mposht Australinë në mënyrë dramatike dhe shkon në finale të Kupës së Botës

Spanja e mposhti Australinë me rezultat 95:88 në gjysmëfinale të Kupës së Botës të FIBA-s, duke e siguruar vendin e parë në finale. Ndeshja u vazhdua dy herë me çerekë lojë, pasi që koha e rregullt dhe çereku i parë shtesë u mbyllën baras.

Ishte një rrëfim shpengimi për skuadrën e Australisë, që po luante për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe synonte të bëhej Kombëtarja e parë aziatike në një finale të Kupës së Botës. Për ta arritur këtë, ata duhej ta mposhtnin skuadrën që ia kishte mohuar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Por, sado që Australia luftoi për të siguruar fitore – ata ishin në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes – Kombëtarja spanjolle refuzuan të dorëzohen. Brilanca e Marc Gasolit dhe disa ndryshime taktike nga trajneri Scariola e bënë dallimin në këtë ndeshje, kur Kombëtarja e ranguan në vendin e dytë në botë e mposhti Australinë pas dy çerekëve lojë shtesë.

Megjithatë, tani Australia duhet të kthehet në formë për play-offin e vendit të tretë. Ndërsa, Spanja synon të jetë edhe më bindëse në finale – ku do të përballet ose me Francën ose me Argjentinën.

Ndeshja kishte mbetur 71:71 në fund të katër çerekëve të lojës së rregullt, mirëpo ndeshja s’u vendos as pas fundit të çerekut të parë shtesë.

Gasoli, qendra 34-vjeçare e Toronto Raptors shkëlqeu në këtë ndeshje duke i shënuar 33 pikë, ndërsa koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Patty Mills i Australisë, me 34 pikë. 

(Kosova Sot Online)