Barça “e harron” Neymarin, hyn në garë për Mbappen

  • 13 September 2019 - 15:05
Barça “e harron” Neymarin, hyn në garë për Mbappen

Gjiganti katalunas e ka bërë objektiv të parë sulmuesin francez të PSG-së para yllit brazilian, Neymar

Barcelona duket se ka ndërruar objektiv, shkruan Gazeta Express.

Gjatë verës, gjiganti katalunas synonte ta rikthente Neymarin në Camp Nou, por nuk ia doli të arrinte marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

E tash kampioni spanjoll ia ka vënë syrin bashkëlojtarit të yllit brazilian, francezit Kylian Mbappe.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se shumica e zyrtarëve të Barçës e shohin Mbappen një opsion më të mirë sesa Neymar, i cili është mjaft i shtrenjtë.

Ylli brazilian e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga PSG-ja, por dëshira e tij për t’u rikthyer në Barcelonë nuk u realizua.

Tash, 27 vjeçari ka dalë në opsion të dytë pasi Barça do të tentojë ta transferojë sulmuesin francez para tij.

(Kosova Sot Online)