Mourinho: Sanchezi gjithmonë dukej i mërzitur

  • 13 September 2019 - 15:19
Mourinho: Sanchezi gjithmonë dukej i mërzitur

Jose Mourinho thotë se ai gjithmonë e ka pasur përshtypjen se Alexis Sanchezi është i mërzitur, mirëpo ai shpreson se ish-futbollisti i tij do të arrijë ta rifitojë formën e tij gjatë kohës sa është i huazuar në Inter

Alexis Sanchez iu bashkua Manchester Unitedit nga Arsenali në janar të vitit 2018, përderisa Jose Mourinho ishte ende trajner i “Djajve të kuq”, duke e refuzuar ofertën e Manchester Cityt.

Kiliani nuk arriti të zë vend në formacionin e parë të “Djajve të kuq” dhe Manchester Unitedi nuk arriti t’i përmbushë synimet kryesore në sezonin e fundit: triumfin në Premierligës ose të paktën kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

30-vjeçari Sanchez i bëri vetëm 45 paraqitje për Manchester Unitedin para se t’i bashkohej Interit në formë huazimi. Te zikaltrit, ai është bashkuar me Romelu Lukakun, i cili këtë verë u transferua në formë permanente në Inter.

Përderisa Mourinho e pranon se qasja e tij me Sanchezin mund të mos ketë qenë e mjaftueshme për ta ndihmuar atë të ketë sukses në United, ish-trajneri i klubit anglez thotë se sulmuesi thjesht nuk dukej i lumtur aty.

“Sanchezi… mendoj se ai thjesht nuk ishte një njeri i lumtur. Dhe unë mendoj se, në çfarëdo pune, kur nuk je i lumtur, nuk mund të performosh më së miri. Ndoshta e kam gabim. Ndoshta isha unë ai që s’arriti ta nxjerrë më të mirën nga ai”, u shpreh Mourinho.

“Si trajner, ti nganjëherë e ke kapacitetin ta marrësh më të mirën nga lojtarët e ty e nganjëherë nuk je i suksesshëm me qasjen tënde. Por, realiteti është se gjithmonë e kam menduar Sanchezin si njeri të mërzitur. Kështu që ndoshta në Itali ai do ta rikthejë formën e tij të mirë. Unë gjithmonë ia uroj më të mirët çdo futbollisti”. 

(Kosova Sot Online )