Lallana shpreson të qëndrojë në Liverpool

  • 13 September 2019 - 15:43
Lallana shpreson të qëndrojë në Liverpool

Mesfushori anglez shpreson që “Reds” t’ia vazhdojnë kontratën në fund të këtij sezoni

Adam Lallana nuk dëshiron të largohet nga Liverpooli.

Futbollisti anglez shpreson që “Reds” t’ia vazhdojnë kontratën në fund të sezonit.

Sidoqoftë, mesfushori anglez brengoset rreth së ardhmes së tij në Liverpool.

Lallana po e kalon sezonin e gjashtë në “Anfield Road”, por ai dëshiron ta fitojë një kontratë të re verën e ardhshme.

“Mua më pëlqen të rri këtu. Mirëpo, nuk jam i obsesionuar pas së ardhmes sime. Dua të jem mirë fizikisht dhe të punoj sa më fort që mundem, këto gjëra anë në mendjen time. Për pjesën tjetër kujdeset dikush tjetër”, ka thënë përfaqësuesi anglez.

Lallana nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë të Liverpoolit në sezonet e fundit, por ka dhënë kontribut sa herë i është dhënë rasti.

(Kosova Sot Online )