Tuchel: Neymar i gatshëm për të luajtur me PSG-në

  • 13 September 2019 - 15:47
Tuchel: Neymar i gatshëm për të luajtur me PSG-në

Neymar është në dispozicion për Paris Saint-Germain dhe i gatshëm për t’u përballur me Strasburgun ditën e shtunë, ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel.

Sulmuesi brazilian nuk ka luajtur ende për PSG-në këtë sezon pasi u mënjanua nga lëndimet dhe spekulimet për të ardhmen e tij në kryeqytetin francez.Ai ishte një objektiv real për ish-klubin e tij, Barcelona, gjatë afatit kalimtar, por kampionët e La Ligës nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje me PSG-në.Neymar më pas bëri rikthimin e tij nga dëmtimi gjatë pushimit ndërkombëtar, duke u paraqitur për Brazilin në ndeshjet miqësore kundër Kolumbisë dhe Perusë. Duke folur në konferencën e tij para-ndeshjes, Tuchel tha se Neymar është gati të mblidhet me skuadrën e PSG-së për udhëtimin e së Shtunës në Strasbourg.

“Kthimi i Neymarit është në kohën e duhur, pasi shokët e tjerë sulmues Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani do të humbasin lojën për shkak të lëndimit”, u ka thënë fillimisht Tuchel gazetarëve.

(Kosova Sot Online )