Alissoni do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin

  • 13 September 2019 - 15:57
Alissoni do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin

Alisson Becker do të mungojë edhe në shtatë ndeshje të tjera për Liverpoolin. Trajneri Jurgen Klopp nuk e pret kthimin e tij në skuadër deri pas pushimit tjetër të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Portieri brazilian ka qenë jashtë fushës së blertë, pasi që e pësoi një lëndim serioz qysh në ditën hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Norwichit në Anfield dhe nuk është parë në fushën e lojës që nga atëherë.

Fillimisht ishte dyshuar për një lëndim edhe më serioz sesa ai që e ka tani, mirëpo Alissoni nuk pritet të kthehet në fushën e lojës ende.

Ai tashmë ka munguar në tri ndeshje të Premierligës dhe në Superkupën e UEFA-s. Vendin e tij e ka marrë Adrian, i cili u transferua te ‘Reds” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Kloppi e pranoi se Adriani pritet të luajë si titullar në portë edhe për disa javë të tjera, pasi që Liverpooli po tregohet i kujdesshëm me procesin rikuperues të Alissonit.

Për shkak të qasjes së zgjedhur nga klubi, 26-vjeçari pritet të mungojë deri në gjysmë të tetorit.

“Çuditërisht, ne hëngrëm drekë bashkë sërish, kështu që ai duhet mirë. Ai po përmirësohet, por ne nuk mund t’i bëjmë presion. Ishte një lëndim me të vërtetë serioz dhe tani po bëhet më mirë për ne dhe për atë”, tha Klopp.

“Nuk e dimë çfarë saktësisht. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që ai të kthehet pas pushimit tjetër të ekipeve kombëtare, në mënyrë që ai të jetë gati. Por, ne nuk e dimë. Nuk ka presion dhe gjithçka do të jetë mirë për pjesën tjetër të sezonit”

(Kosova Sot Online )