Real Madridi kthen interesimin për N’Golo Kanten

  • 13 September 2019 - 16:22
Real Madridi kthen interesimin për N’Golo Kanten

N’Golo Kante përsëri është një objektiv i Real Madridit për repartin e mesfushës.

Gjiganti spanjoll dëshiron të ‘rinovojë’ repartin e mesfushës dhe pritet largimi i dyshes Toni Kroos e Luka Modric.

Kësisoj Kante është bërë objektivi kryesor i Los Blancos për afatin kalimtar të verës së vitit 2020.

Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri Zinedine Zidane dëshiron transferimin e francezit në Santiago Bernabeu.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë, duke parë që Kante është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat.

Gjithsesi në rast të një oferte mbi 120 milionë euro, atëherë londinezët mund të heqin dorë nga ylli francez.

(Kosova Sot Online )