Rebic prezantohet te Milani: “Jam gati…”

  • 13 September 2019 - 17:24
Rebic prezantohet te Milani: “Jam gati…”

Rebic është prezantuar te Milani.

Djaloshi i ri i Milanit, Ante Rebic, beson se është gati për të luajtur për Kuqezinjtë.

Rebic erdhi në Milan në marrëveshjen e shkëmbimit me Andre Silva, i cili kaloi te Eintracht Frankfurt në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

“Është ëndërr të jem në këtë klub. Kam bërë disa stërvitje me ekipin dhe shpresoj të jem sezon të mirë”, tha Rebic.

“Tashmë di shumë për këtë klub të shkëlqyer, për historinë. I kam thënë Bobanit se dua të bëjë sa më mirë”.

“Bisedime me Interin? Nuk kam folur direkt me Interin, ndoshta agjenti im po. Kur dëgjova për Milanin, nuk hezitova. Fola gjithashtu me babain dhe më tha që të vij këtu”.

Rebic thotë se është gati për lojë dhe pret minuta kundër Hellas Veronës.

“Ndihem i përgatitur mirë. Kam luajtur me ekipin kombëtar dhe gjithashtu me Eintracht. Ndihem gati, por varet nga trajneri”, shtoi ai mes tjerash. 

(Kosova Sot Online)